Gjon Muharremaj tregon cila këngëtare shqiptare e frymëzoi për të marrë pjesë në Eurovision

Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), artisti me origjinë shqiptare, që përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision” arriti të renditej i treti në natën finale. Si fillim ai grumbulloi pikët maksimale nga juria profesioniste, por votat e publikut pëmbysën gjithë rezultatin.

Edhe gjatë këtij kompeticioni, ai nuk ngurroi të tregonte gjithë krenari origjinën e tij shqiptare. Kur mori 12 pikë nga Shqipëria, ai bëri me duar shqiponjën, duke ngritur peshë zemrat e të gjithëve. Po ashtu gjatë një interviste për festivalin, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga një artiste shqiptare për të marrë pjesë në “Eurovision”.

“Në 2012-n pashë Eurovision për herë të parë. Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri dhe po mendoja çfarë dritash dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjerë në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur Gjoni gjatë intervistës, transmeton ‘lapsi.al’.

Aurela Gaçe e ka ndarë këtë pjesë me ndjekësit e saj dhe është shprehur shumë e lumtur që ajo ka frymëzuar një artist si Gjoni për të marrë vendimin për të konkurruar në “Eurovision”.

“Auuu 🙈 E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marrë një vendim të bukur 🥰🥰🥰🥰 @gjon.s_tears 🙏 të uroj shumë sukses, në çdo hap tjetër e paç një karrierë plot sukses. Këtë intervistë ma dērgoi @gimmi.ch i cili ka shumëëë vite që më jep shumë dashuri, i rritur edhe ai në Zvicër, por i rritur me shumë dashuri për vendin e tij”, shkruan Aurela në postim.