Gjon Shllaku, përkthyesi i njohur që u dënua me 101 vjet burg

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi intelektualin dhe përkthyesin që shqipëroi kryeveprat botërore, Gjon Shllakun i dënuar me burg nga diktatura.

Gjon Shllaku, lindur në Shkodër, ka qenë seminarist. I cili më tej u shqua si përkthyes i klasikëve grekë, latinë e francezë. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studioi në Seminarin Papnuer të Jezuitve. Duke kryer dhe studimet e larta të teologjisë dhe filozofisë.

Aty studioi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinisht, duke qene se ajo ishte gjuha e klerit.

Ishte vetëm 22 vjeç, kur regjimi komunist, në vitin 1946 e dënoi me 101 vjet burg si anëtar i grupit të “Bashkimit shqiptar”. Prej të cilave vuajti 11, nëpër burgje e kampe internimi.

Profesor Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të Iliadës së Homerit. Si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj.

Më 25 dhjetor 1995 iu dha titulli “Profesor”, nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor. Muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhërin Naim Frashëri i Artë, nga Presidenti.

Në prill të vitit 2003 i akordohet urdhëri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”.

Është fitues i “Penës së Artë” të dhënë nga MTKRS për përkthimin e “Gjeorgjikave” të Virgjilit më 2001. Si dhe fitues i ”Diskut të Argjendtë” akorduar nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë./ATSH

—————————-

Lexo edhe:

GJON SHLLAKU, MESHTARI QË U EKZEKUTUA NGA KOMUNISTËT

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi At’ Gjon Shllakun, i cili u ekzekutua më 4 mars të vitit 1946.

Fryma e tij do të shuhej me ekzekutimin e vendimit “me vdekje” të lëshuar nga i ashtuquajturi “gjyq popullor”, më 22 shkurt 1946. Pretenca që rëndonte mbi françeskanin qe ngritur mbi pretendimin …

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult