Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremi, përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.
Vetëm pak ditë pas përfundimit të Festivalit Europian ai udhëtoi drejt Tiranës dhe me të mbërritur në vend dha një intervistë për ekranin e “Top Channel”.
Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja.
Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.
“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë “Albanians Got Talent” dhe “The Voice Kids” kur këndova këngën time “Babi”. Dua t’u them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.
Së fundmi, artisti shqiptar ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku është pyetur nëse do të mbajë koncert në Shqipëri dhe përgjigjja e tij ishte ishte padyshim pozitive ku ndau dhe disa detaje. Ai rrëfyeu se data e mbajtjes së eventit do të jetë 31 korrik.