Gjuha shqipe futet si lëndë në Harvard, meritë e studentes shqiptare (Video)

Universiteti i Havardit në semestrin e ri ka futur edhe mësimin e gjuhës shqipe. Revista Harvard Magazine shkruan se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi, që u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitet më prestigjizo.

Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha për “Harvard Magazine” se ishte një nga studentët që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard.

E rritur në SHBA, ajo mësoi të fliste gjuhën shqipe në mënyrë jo formale në shtëpi, por e kishte të vështirë ta ruante gjuhën pavarësisht dëshirës së saj të madhe për ta bërë këtë.

“Kur isha fëmijë, prindërit e mi nuk kishin burime për të na blerë kanale shqiptare”, thotë ajo.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”.

ObserverKult

Kliko edhe:

FITUESJA E EUROVIZIONIT KËNDON SHQIP: MË PËLQEN KËNGA E ALBINËS ‘DUJE’! (VIDEO)

Për herë të parë për publikun shqiptar, fituesja e Eurovizion 2012 dhe garuesja e Suedisë në Eurovizion 2023, Loreen dha një intervistë ekskluzive për RTSH.

Loreen me këngën e saj ‘Tattoo’ është pretendente për të fituar sërish garën muzikore. Ajo tha se fitorja nuk është synimi i saj.

Me shaka, Ermali i drejtohet Loreen: A nuk u lodhe duke fituar?

‘Nuk është fitorja e rëndësishme. Po përpiqem të bëj diçka ka të bukur për njerëzit. Nuk i dihet çfarë do sjell zoti. Do do bëj më të mirën’. – tha Loreen.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult