“Gjuha shqipe nuk mbrohet me ligj”/ Mehmet Kraja: Tragjedia më e madhe është se gjuha po braktiset nga folësit

Mehmet Kraja
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se gjuha shqipe nuk mbrohet me ligj.

Ai ka theksuar se gjuhën e mbrojnë më së miri folësit e saj, por që së fundmi është kthyer në tragjedinë më të madhe, pasi popullësia vitale po emigron dhe gjuha po transformohet.

Kraja theksoi se në Kosovë është e pamundur që gjuha të mbrohet me ligj, pasi është një shtet multietnik dhe multigjuhësor.

“Mendoj që gjuha shqipe nuk mbrohet me ligj. Nuk e di përvojat se cilat janë dhe nga cilat përvoja niset Akademia e Shqipërisë.

Ne nuk e bëjmë dot, se ne kemi sistem tjetër ligjor, por kemi dhe Kushtetutën ndryshe. Për të vendosur ligjet sistemore, duhen 2/3 e parlamentit, e pakicave dhe kjo nuk arrihet. Kosova është caktuar si shtet multietnik dhe multigjuhësor, edhe nuk ka shanc që kjo të kalojë.

Gjuha nuk mbrohet me ligj. Gjuhën e mbrojnë më së miri folësit e saj. Ku e ka shqipja rrezikun më të madh?
Nga folësit e saj, braktisja e gjuhës shqipe nga folësit e saj, është tragjedia më e madhe.

Kjo është tragjedia, nuk është standardi. Është i parëndësishëm standardi karshi kësaj. Gjuha shqipe po braktiset nga folësit dhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi, gjithkund.

Sepse popullsia vitale emigron dhe transformohet gjuhësisht dhe këtu qëndron tragjedia e gjuhës shqipe, edhe humb folësi”, tha profesori.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: SHQIPËRIA DHE KOSOVA U BËNË NGA ALBANOLOGJIA

Nga Mehmet Kraja

Të nderuar miq,

Ne tashmë kemi përpara programin e një konference të re për studimet albanologjike, që është e pesta me radhë, pas asaj për studimet albanologjike në vendet gjermanishtfolëse, ne Itali, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, në Francë dhe, së fundi, në Britani dhe në vendet e Europës Veriore.

Me këtë konferencë plotësohet harta e studimeve albanologjike në botën perëndimore, e cila në të vërtetë është themeluese e albanologjisë si shkencë dhe si dije gjuhësore dhe historike.

Më lejoni të them se, që nga Laibnici, më shumë se tre shekuj më parë, rëndësia e studiuesve të huaj për albanologjinë, pra, nuk ka reshtur asnjëherë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult