Gjuhëtari Aristotel Spiro: Jam studiues shqiptaro-grek, emocione nacionale nuk kam!

Gjuhëtari Aristotel Spiro ishte i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon.

Një akademik i njohur për fushën e gjuhësisë i cili nuk pati asnjë dilemë të deklaronte se ishte një greko-shqiptar krenar dhe gjithnjë e thoshte me krenari që i përkiste të dy vendeve.

Si studiues i gjuhësisë ai tha se emocioni nacional nuk përbën asnjë problem për të dhe në këtë fushë edhe kolegë të tjerë janë mendje hapur si ai.

Pjesë nga biseda në studio:   

Mustafa Nano: Ju jeni studiues shqiptar apo grek?

Aristotel Spiro: Jam greko-shqiptar jam i formuar në Shqipëri, i perfeksionuar në Greqi, kam një dialog të hapur me të gjithë studiuesit vëllezër kudo në botë.

Mustafa Nano: Për një shkencëtar, emocioni nacional është handikap, i bëhet pengesë?

Aristotel Spiro: Besoj se po, bëhet shumë pengesë e madhe kudo, në studimet shoqërore sidomos bëhet një pengesë shumë serioze. Një studiues duhet të jetë mendje hapur, të mos ketë frikë të ketë një studim problematik.

Mustafa Nano: Natyra e pazakontë identitet, ky është një problem apo avantazh për ju?

Aristotel Spiro: E quaj si avantazh. Kam përvojat e mia në Shqipëri, këtu kam lindur dhe mund të kuptoj mentalitetin shqiptar më mirë se sa një grek apo amerikan, duke e kuptuar këtë mentalitet bëhem dhe unë pjesë e këtij identiteti. Nuk më vjen turp të them që kam një komponent shqiptar shumë të fortë.

Mustafa Nano: A e keni të lehtë të integroheni në qarqet akademike shqiptare? Ju jeni edhe pa punë sot sepse e keni zgjedhur ju këtë apo nuk gjeni hapësira?

Aristotel Spiro: Është një periudhë pauze, nuk kam kërkuar, dua të shlodhem pak .

Mustafa Nano: E mendoni të lehtë integrimin në botën akademike shqiptare?

Aristotel Spiro: Po e mendoj shumë të lehtë, kam patur edhe ftesa por mua më ka dëmtuar dicka personale në jetën time, kur mbarova doktoratën në vitin 2000 në Athinë, kërkoja të punoja në universitetin e Athinës ku kisha mbaruar doktoratën, mirëpo nuk kishte një vend pune atje dhe kur i thashë një mikut tim se çfarë të bëja, më tha që të bëja ose akademikun ose biznesmenin. Atëherë u detyrova të hap një biznes personal në Athinë i cili ka lidhje me tekstet, kam marrë me përkthime. Ishte një punë që vajti shumë mirë mirëpo ka krijuar këtë problemin që çdo ditë të re të jem i pavarur të mos kem asnjë shef mbi kokë./abcnews.al