Gjuhëtari Xhevat Lloshi: Kadare pati një talent të jashtëzakonshëm, hapi horizonte të reja të gjuhës shqipe

Gjuhëtari Xhevat Lloshi në rubrikën “Çështja e ditës” në News24, tha se me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, u shua një burim për pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Ismail Kadare i hapi horizonte të reja gjuhës shqipe. Këtë që bëri Ismaili duhej vërtet një talent i jashtëzakonshëm”, tha Lloshi.

Në vijim profesori i njohur, duke rrëfyer një histori të ndodhur rreth 50 vjet më parë solli në vëmendje mbledhjen e bërë në 1973 në Lidhjen e Shkrimtarëve lidhur me romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”.

“50 vjet përpara u bë një mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve, iu kërkua Ismailit të bënte disa ndryshime për romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe ai bëri vetëm një ndryshim e quajti “Dimri i Madh”.

Llazar Siliqi më ka thënë në atë kohë: pse nuk duan ta pranojnë këta që Ismaili ishte një gjeni. Ismaili solli një përmasë krejt të re në letërsinë shqiptare, ai e çoi në një problematikë njerëzore.

Ka shkruar një novelë “Kush e solli Doruntinën”, çfarë solli me këtë Ismaili? Ka një faqe atje që është më të bukurat e letërisë botërore, pasi shtron atë idenë e vijës së madhe që ndan jetën nga vdekja”, tha Xhevat Lloshi. 

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: KADARE DHE KOSOVA