Lokacioni i saktë që mjeshtri holandez Vincent van Gogh ka paraqitur në pikturën e fundit është gjetur, ani pse ka qenë një pamje e qartë për shumë vite, në mes të një grumbulli pemësh, në një zonë rurale afër Parisit. Ekspertët thonë se zbulimi hedh dritë mbi gjendjen e stresuar të piktorit në ditën në të cilën besohet se e ka vrarë veten.
Një hulumtues holandez ka vënë re se skena e përshkruar në veprën e fundit të artistit problematik, “Tree Roots” ishte e dukshme në një kartolinë të zbehtë, në të cilën shfaqte një njeri duke qëndruar afër biçikletës së tij, në një rrugë në fshatin Auvers-sur-Oise, 35 kilometra në veri të Parisit. Van Gogh kaloi javët e tij të fundit në fshat dhe përfundoi një duzinë pikturash. Sa për të ndihmuar, kartolina përfshinte edhe emrin e rrugës, transmeton ‘koha.net’.
Zbulimi nga Wouter van der Veen, drejtor shkencor në institutin “Van Gogh” në Francë, jep një pasqyrim të orëve të fundit të artistit. Nënkupton që historianët e artit mund të shohin se Van Goghu ka punuar në pikturë deri në fund të mesditës, që do të thotë se ka kaluar shumicën e ditës së tij i koncentruar në kanavacë.
“Ka pasur shumë spekulime për gjendjen e tij mendore, por një gjë është e qartë që ai ka kaluar goxha do kohë duke punuar në këtë pikturë, deri në mesditë. Ne e dimë këtë prej dritës që bie mbi veprën e tij”, ka thënë drejtoresha muzeut “Van Gogh” në Amsterdam, Emilie Gordenker. “Pra, që ta dini, ai ishte i dhënë pas punës deri në fund”, ka thënë ajo për “The Associated Press”.