Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë (Dokumenti)

Gjykata e Strasburgut ka njoftuar palën paditëse në Shqipëri, juriste përfaqësuese të Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja, se ka pranuar të marrë në gjykim kërkesën e tyre për prishjen e Teatrit. Siç shihet dhe në dokumentin e publikuar, gjykata ka informuar palën paditëse.

Dosja është paraqitur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, më 19 dhjetor 2022. Kjo gjykatë do të marrë në shqyrtim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar. Po ashtu do të marrë përsipër pretendimet e tjera të Aleancës për Teatrin.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk pati kurajon të mbrojë vendimin e saj dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ju njoftojmë poashtu se ka kaluar për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

“Ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar. Jemi më të motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund Kauzën tonë. Pra Teatri aty dhe ashtu siç ishte”, vijon njoftimi.

ObserverKult


Lexo edhe:

LAJMËROHET ERION VELIAJ, FLET EDHE NJËHERË PËR TEATRIN

Në rubrikën javore për informimin e qytetarëve me fakte, në të cilën sot preku çështjen e identitetit historik të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha një njoftim. Ai tha se në shumë ndërtesa ikonike janë ndërthurur hapësirat historike me ato bashkëkohore. Kjo për t’i kthyer në funksionale.

Ai përmendi Sheshin Skënderbej, Kalanë, Pazarin e Ri e shumë të tjera. Janë kthyer në pole turistike për shkak të këtyre ndërhyrjeve nga Bashkia e Tiranës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult