Gjykata në Serbi vendos të mos shfaqen dy filmat shqip në Luginën e Preshevës

Gjykata Supreme në Vranjë, ka vendos për ndalimin e shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, Gani Veseli, producent dhe aktor i këtyre dy filmave, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”.

Ai ka thënë gjykata ka vendos që filmi i “I pabesi”, të mos shfaqet në mënyrë kategorike, ndërsa që për filmin “Heshtja vret” të hiqen logo e Republikës së Kosovës, për të cilin Veseli ka thënë se ishte kundër.

“Është marr vendimi për dy filmat që mos të shfaqen në Republikën e Serbisë, “I pabesi” kategorik mos me u shfaq për shkak që është i njëanshëm dhe gjykojnë se prek ndjenjat ndërnacionale dhe filmit “Heshtja vret” t’i hiqen logot e Republikës së Kosovës që isha kategorik që mos të ndodhë”, ka thënë ai.

Gjykata Supreme në Vranjë e ka zhvilluar më 11 gusht seancën e fundit.

Tema e filmit të parë është momenti kur disa të rinj, gjatë grabitjes, vrasin dajën e tyre dhe vrasja zbulohet pas 20 vjetësh. Ndërsa filmi i dytë, sipas Veselit, flet për një personazh të pasionuar pas armëve dhe për mikun e tij të ngushtë, i cili e denoncon në polici.

“Këta filma janë thjesht të realizuar në Maqedoni të Veriut. Këtu marrin pjesë aktorë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut”, ka thënë Veseli.

Filmat janë xhiruar në kuadër të një projekti në vlerë të rreth 40.000 eurove, me mbështetje të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi dhe janë financuar nga Qeveria e Kosovës./Tëvë1

ObserverKult


Foto ilustrim

Lexo edhe:

BASHA: FILMAT E VJETËR SHQIPTARË PËLQEHEN ENDE SHUMË…

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i filmave, Arben Basha ka treguar se shumë nga filmat shqiptarë të xhiruar shumë vite më parë, shikohen ende sot.

Ai ka përmendur disa nga më të pëlqyerit nga “Përrallë nga e kaluara” deri te “Vdekja e kalit”.

“Një pjesë e filmave sot ka njerëz që i shohin sërish. Ka shokë të mitë që më thonë sot. ‘Ua sa filmi bukur’. Për shembull. “Përrallë nga e kaluara”. Unë e shoh me ëndje edhe sot.

“Nëntori i dytë”, që gati-gati është bërë edhe si film-dokumentar, tregon historinë dhe e ilustron. Ka filma të ndryshëm, “Vdekja e kalit”, është film shumë i lezetshëm, shumë i këndshëm”, u shpreh Basha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult