Ndër konfirmimet dhe surprizat, janë shpallur filmat e nominuar për Globin e Artë, të 5 janarit, të cilat i japin pjesën e luanit ‘Netflix’, kompanisë së famshme amerikane, me 17 nominime.
‘Historia e një martese’ e Noah Baumbach, kryeson renditjen, duke garuar në gjashtë kategori: Filmi dhe drama më e mirë dhe aktorët më të mirë për Adam Dreyer dhe Scarlett Joahnson.
Kthimi pas kamerës për Martin Scorsese me filmin ‘Irlandezi’ i dha tij një nominim për regjisorin më të mirë dhe nominim për aktorët mbështetës Al Pacino dhe Joe Pesci. Skenari i Steven Zaillian është gjithashtu në nominim, ndërsa ai i protagonistit Robert De Niro, jo.
Pesë nominime gjithashtu do ketë ‘Ishte njëherë Hollivudi’ i Quentin Tarantino, i cili do të garojë në kategori komedi/ muzikore, regjisori dhe për interpretimin e me Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt.
Filmi ‘Dy papët’, një tjetër prodhim i Netflix, do konkurojë për Globin e Artë si filmi më i mirë dramatik, skenari dhe aktorët më të mirë, falë interpretimeve të Anthony Hopkins dhe Jonathan Pryce.
Nuk mund të mungonte në nominime filmi ‘Joker’ i Todd Philips, i cili tashmë ka tejkaluar shumën një miliard dollarë të inkasuara.
Ndoshta për Joaquin Phoenix, do të jetë hera e parë që do të fitojë çmimin si aktori më i mirë në rolin kryesorë.
Sam Mendes do të garojë për çmimin Regjisori më i mirë për filmin ‘1917 Lufta e Parë Botërore, bazuar në kujtimet e luftës të gjyshit të Mendes, i sapo e prezantuar dhe tashmë në konkurim midis filmave dramatikë,
Një çmim special do ti jepet Tom Henks për kontributin e tij në botën e kinemasë.