reklamë

Gonxhja: Nis fushata kombëtare për regjistrimin e artizanëve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja bëri të ditur nisjen e Fushatës Kombëtare të Regjistrimit të Artizanëve, një nismë që synon identifikimin, vlerësimin dhe promovimin e mjeshtërive tradicionale dhe bartësve të tyre në të gjithë vendin.

Gonxhja u shpreh se fushata i jep një dimension të ri njohjes dhe evidentimit të artizanëve, duke krijuar mundësi për promovimin e punës së tyre dhe të trashëgimisë artizanale shqiptare.

Artizanët mund të aplikojnë online, përmes platformës përkatëse, ose pranë Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore që mbulojnë zonën ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Njohja dhe evidentimi i artizanëve merr një dimension të ri përmes Fushatës Kombëtare të Regjistrimit të Artizanëve, një nismë që synon të identifikojë, vlerësojë dhe promovojë mjeshtëritë tradicionale dhe bartësit e tyre në të gjithë vendin. Artizanët mund të aplikojnë online, përmes linkut më poshtë ose pranë Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore që mbulojnë zonën e tyre, duke u bërë pjesë e kësaj nisme kombëtare”, tha Gonxhja.

Ministri solli në vëmendje edhe rastin e artizanes Hate Ora në Kukës, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e saj në ruajtjen dhe përcjelljen e mjeshtërive dhe vlerave të trashëguara të zonës.

Fushata kombëtare synon krijimin e një pasqyre më të plotë të komunitetit të artizanëve në Shqipëri dhe forcimin e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe traditave artizanale./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

“Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur”, shpërthen Mevlan Shanaj kundër Festivalit të Filmit