Grabitet dhe dhunohet Rezart Veleshnja

Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Burime bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Ngjarja ka ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Sapo ka tërhequr një shumë të hollash, grabitësi bashkë me disa persona të tjerë i kanë futur duart në xhep Rezit dhe i kanë marrë paratë. Si pasojë e sulmit, aktori Rezart Veleshnja ka pësuar dëmtime goxha të rënda, në disa pjesë të trupit.

Pas gjithë kësaj ngjarje, Policia ka arritur të zbulojë grabitësit, duke i arrestuar. Deri më tani është zbuluar se grupi i grabitësve ndiqnin qytetarët dhe më pas i sulmonin në kohën që dilnin nga banka duke u marrë paratë me dhunë. Autorët tashmë rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg për grabitje me dhunë, sipas ligjit./lapsi.al


Lexo edhe:

ROZA ANAGNOSTI, PSE IA DËNUAN BABANË DHE SI E PËRJASHTUAN NGA LICEU?

Roza Anagnosti-Xhuxha, ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna, aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU