Gratë që thyen tabutë në Radio Televizionin Shqiptar

Vështrim prapa në disa nga pionieret më të mëdha në televizion ndër vite. Prezantueset që kanë thyer barrierat në ekranin e vogël që nga ditët më të hershme të RTSH-së.

Shumë prej tyre thyen tabutë ku punonin dhe hapën rrugën për brezat e ardhshëm. Ishin ikona të ekranit, me një zë melodioz dhe me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv.

Kanë frymëzuar dhe motivuar shumë gra dhe vajza me anë të zërit dhe imazhit të tyre .

Stoli Beli, spikerja e parë

Ishte pikërisht 29 prilli i vitit 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë televizive shqiptare, në këtë datë do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar”.

Mimoza Tafaj- Ajo ishte vetëm 17 vjeç më 1974 kur bëri daljen e saj të parë televizive. Ikonë e bukurisë në vitet ’70.

Tefta Radi-Gazetare dhe folëse në Televizionin Shqiptar. Për herë të parë vendosej logo në transmetime edhe pse në mënyrë jo sistematike.

Transmetimi filloi të çelej në orën 16:00 pastaj në 12:00 dhe në fund të 1994 në orën 8:00. RTSH ishte dritarja e parë e përballjes me “perëndimin” pas viteve ’90. Për shkak të depërtimit të sinjalit të kanaleve fqinje, lindi nevoja e identifikimit të stacionit.

Zerina Kuke- spikere dhe prezantuese e disa festivaleve dhe spektakleve muzikore. Ikonë e Televizionit Shqiptar me një karrierë prej 35 vitesh ku nisi në vitin 1969.

Silvana Braçe ka qenë figurë e dashur, Amalia Dhamo, Meropi Matlia, Elsa Xhai, Vera Zheji, Vera Grabocka etj./RTSH

ObserverKult


Lexo edhe:

SEVASTI QIRIAZI, NJË NGA GRATË ME MË NDIKIM TË BOTËS SHQIPTARE

Kryeministri i Shqipërisë e kujtoi sot, Sevasti Qiriazin, e cila ndërroi jetë më 30 gusht 1949.

“Sevastia, motër e Parashqevisë, Gjergjit e Gjerasimit, bashkëshorte e Kristo Dakos, atdhetarit me plot merita, iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve një lloj “mëme mëkuese” e parimeve të jetës kombëtare dhe e primatit të gjuhës shqipe”, tha Rama ndër të tjera në postimin në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Homazh

Sevasti Qiriazi ndërroi jetë më 30 gusht 1949, kur emri i saj ishte vendosur në Indeksin e kujtesës së ndaluar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult