Gratë shqiptare që kanë bërë histori!

gratë

Kujtojmë disa nga gratë shqiptare që kanë bërë histori dhe vazhdojnë të kujtohen për veprat e tyre.

KUSHE MICJA ka hapur shkollën e parë të vajzave në Shkodër, në 1862.

SEVASTI QIRIAZI ka hapur shkollën në 1881 në Korçë.

PERSEFONI TRENI ishte drejtuesja e parë e një shkolle për vajza, në Pogradec në 1917.

URANI RAMBO hapi shkollën e parë të vajzave në Gjirokastër në 1920, dhe në 1923 bëri kërkesën në konferencat e grave që djem e vajza të shkolloheshin së bashku.

HAJRIJE KRAJA mësuesja e parë në një shkollë shtetërore, në Shkodër në 1920.

POLIKSENI LUARASI nxënësja e parë e regjistruar në një shkollë djemsh, në Korçë në 7 mars 1887.

PARASHQEVI QIRIAZI ka organizuar shoqatën e parë të gruas, në Korçë në vitin 1909, e së bashku me Sevastinë, kanë botuar të parën revistë për gratë, “Ylli i Mëngjesit” në Boston në 15 janar 1917. Këto motra të famshme hapën dhe të parën shkollë të mesme për vajza në Kamëz, Institutin Kiriaz, në vitin 1922.

IKBAL ÇIKA gazetarja e parë dhe botuesja e parë shqiptare (e revistës ekonomike-letrare “Java”) në 1937.

ELENI QIRICI, e para shqiptare qe aktroi në Holivud,

Natyrisht që këto s’janë të vetmet, pasi thyen tabu dhe u bënë shembull emancipimi edhe ato që shkruanin e të botonin në shtypin e kohës, si Motrat Qiriazi, Kaliopi Plasari, Afërdita Erbapi, Emine Toptani, Shaqe Çoba, Urani Rumbo, Ikbal Çika, Marigo e Fereniqi Pozio, Musine Kokalari, Selfixhe Broja, Xhemalije Gjylbegu, Luçije Serreqi, Ollga Pëllumbi etj.

(Nga Fjalori Enciklopedik i Gruas Shqiptare” dr. Zenepe Dibra) 

ObserverKult

Lexo edhe:

Woolf: Gratë duhet të kenë të ardhura fikse dhe një dhomë për të shkruajtur…