“Greqia me ‘vodhi’ ëndrrën amerikane”, Devis Xherahu rrëfen sakrificën që zgjati 11 vjet

Devis Xherahu, një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Tv Ora, ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku një nga sakrificat më të mëdha që bëri për karrierën e tij.

Ëndrra e tij më e madhe ishte Amerika, madje me këtë frymë është rritur nga babai i tij i ndjerë, por ashtu siç shprehet dhe vetë këngëtari, këtë ëndërr ‘ai vodhi’ Greqia.

Ester Bylyku: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për karrierën tënde?

Devis Xherahu: Shkova në Greqi për pushime tek një miku im. Rastësisht shoh një emision televiziv, sepse nuk kisha ndërmend të qëndroja në Greqi, pavarësisht se ne në Korçë i kemi dëgjuar dhe kënduar këngët greke. Por ajo që më rriti babai ishte Amerika. Mora pjesë në një show në vitin 1997.

Më dëgjon një këngëtar i madh dhe më merr në buzukun e tij. Mendova të qëndroja 1-2 vite sa të merrja eksperiencën e skenave të mëdha dhe më pas do të vazhdoja ëndrrën time. Por më mori 11 vjet, dhe kur shkova në Amerikë… ajo ka ligje te tjera, kritere të tjera sa i përketë karrierës, në vitin 2007 që ishim. Kjo është sakrifica që ma vodhi Greqia, me dëshirën time kuptohet, dhe ëndrra amerikane ngeli në sirtar./tirananews.al


Lexo edhe:

DEKORATA “NDERI I KOMBIT” PËR KËNGËTARIN SHKODRAN, BUJAR QAMILI

ObserverKult