Poezi nga Greta Kadare
Gjithmonë në të njejtën orë mëkatoj Zot, më fal!
Te kjo tokë ka ngricë pakufi
Një yll nga qielli fshehtas e rrëmbej
e hedh pa frikë mbi gjinj
S’mund t’ia shoh sytë, as t’i flas nuk mundem
Mëkatoj Zot, ndiej, vetëm e ndiej zjarrin e tij
Falmë, Zot!
Falmë për të dy, ai yll është mëkati im.
ObsereverKult
Lexo edhe:
RUMI: E PASHË SOT MIKESHËN TIME…
E pashë sot mikeshën time, turbanin e praruar,
Shtëpisë rreth e rrotull vinte, me çapin e nxituar.
Dhe harku i saj kumbim të ëmbël përhapte me lahutë
Ashtu siç shkrep një gur stërralli kur ndez eshkën e butë.
E dehur, e dalldisur fort ca vargje po këndonte
Sakinë thrriste që t’i vijë, tek kënga e trazonte.
Pa vjen Sakiu, pa një, pa dy, me broken e kërkuar
Dhe n’atë kupë që shndrit hedh verën e bekuar.
(Në lëng të thjeshtë a ke parë, ke parë ndonjëherë,
Se si del flaka-gjarpërushe nga gota plot me verë?)
Sakiu, me fytyrën hënë, vë kupën mbi çardak,
Përkulet lehtazi dhe ulet të puthë atë prag.
Sakaq me gaz e shtrenjta ime merr kupën e lartuar,
E pi, gëlltiti nga lëngu i saj me etje të pashuar.
Të artat flokë u shkëndijuan me një shkëlqim të beftë.
Kujtoi kohën, se si ish dhe nesër si do të jetë.
“Një diell i së vërtetës jam! Jam dashuria vetë!
Në shpirtin e dremitur hedh magji, lumni e jetë!”
Përgatiti: Dalan Shaplo
ObserverKult