Greta Kadare: Kur më mungon ti, tjetërsohem…

KUR TI MUNGON POEZI NGA GRETA KADARE OBSERVERkULT

Kur mungon ti, poezi nga Greta Kadare

I dashur, gjithë natën pikoi shi
E më mbështolli me ëndrra të thella
Se shuajta dot mallin, ta dish
Kur më mungon ti, tjetërsohem
Aq sa as vetja nuk më nxë brenda


Edhe sot përsëri shi, i dashur
Bulëzat vrap i prita mbi buzë
Fryma eshkë filloj të krisej
qiellit ja besova dëshirën fshehur
Mbrrin ai tek ti se sheh kush

ObserverKult

Lexo edhe:

Janis Ricos: Kur ti mungon, nuk di ku jam…

kur ti mungon opezi nga ricos

Kur ti mungon, nuk di ku jam. Shtëpia boshatiset.
Perdet valëviten jashtë dritareve. Çelësa mbi tavolinë.
Përtokë,valixhe hapur nga udhëtime të shkuara,
me kostumet e çuditshme
të një trupe teatrore, që dikur triumfonte, por më pas u shpërbë;
protagonistja e bukur vrau veten një natë mbi skenë.

Kur ti mungon,
ushtarë rendin nëpër rrugë; gra ulërasin;
oshëtijnë artileritë e rënda; uturijnë sirenat;
kalojnë ambulancat, ndalojnë; infermierët veshur me të bardha
mbledhin të plagosurit nga asfalti, më marrin edhe mua,
më transportojnë drejt një spitali të bardhë borë, pa krevate;
mbyll sytë si fëmijë i rrethuar nga një e bardhë e rrezikshme.

Një infermiere
është ende në kopsht, përbri shatërvanit; përkulet të mbledhë
ca lule të bardha që rrëzoi era nga pemët e akacieve. Dhe ja,
hapet dera;
hyn ti me një shportë;-ndihet era e dardhëve të pjekura.
Po fle? –thotë zëri yt. Po fle vetëm? Nuk po më pret?
Hap sytë. Dhe ja ku është shtëpia. Dhe ja ku jam. Edhe dy
kolltukët.
Kolltukë të kuq. Dhe shkrepëset mbi tavolinë.
O dritë e bardhë; o gjak i kuq, o dashuri, dashuri.

ObserverKult

Lexo edhe:

Lazër Stani: Diçka i mungon asaj gruaje

dicka i mungon , nga lazer stani observerkult

Pas ngazëllimit të një dite më parë, Anton P., skulptor, u kthye në studio të shihte edhe njëherë punën e tij të mbaruar – Nudo gruaje në këmbë.

Ora po shkonte dhjetë dhe gjatë gjithë mëngjesit, pati menduar vetëm për gruan në skulpturë. E mendoi në mëngjes, ndërsa pinte kafenë në verandë, e solli në mendje gjatë kohës që rruhej, aq i rrëmbyer pas saj sa fytyra e gdhendur i shfaqej në pasqyrë, e imagjinoi kur po lahej në dush, aq sa pandehu se nuk po fërkonte me shkumë kofshët e tij të mpakura, por këmbët e bëshme të gruas së skulpturës.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult