Në një agjenci funerale u mbajtën homazhet për poetin Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmime në Festivale të Këngës. Ai u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij
Yllka, gruaja e poetit tha se ai nuk është vlerësuar sa duhet.
“Agimi nuk është vlerësuar sa duhet. Një mjeshtër si Agim Doçi nuk arriti të merrte as pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh. Agimit i është bërë vrasje politike.”- tha gruaja e tij.
Ndërsa motra e tij tha: “Ai nuk është vetëm vëllai im, është pjesa më e bukur e imja dhe atyre që e jetuan me krijimtaritë e tij. Nuk është se na u ofrua ndonjë për homazhe, mendoj se ai është shumë i kënaqur që donte dashurinë e njerëzve dhe jo të institucioneve”.
Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare. Në Festivalet e Këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. I këndonte gëzimit, dashurisë dhe jetës.
Mes tyre “Nata” e Aurela Gaçes, “Loçka jeme” kënduar nga Albërie Hadërgjonaj, “Ma ke prish gjumin e natës” kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo, “A do të vish”, Luan Zhegu. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri./ shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe: