Gruaja e Albin Kurtit e promovon librin e saj në Beograd

Gruaja e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës Rita Augestad Knudsen, e ka promovuar një libër në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, raporton B92.

Bëhet fjalë për librin “Ideja e lirisë dhe vetëvendosjes”. Me këtë rast, sipas mediave serbe, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili e përktheu librin në gjuhën serbe, organizoi një konferencë diskutimi mbi vetëvendosjen, transmeton ‘gazeta express’.

Gruaja e Albin Kurtit, Rita Augestad Knudsen, e cila iu bashkua konferencës përmes Zoom-it. E falënderoi organizatorin për përkthimin dhe organizimin e bisedës me temën e së drejtës për vetëvendosje.

Përveç Sonja Biserko, në bisedë morën pjesë edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq. Dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim (KIPRED), Lulzim Peci. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak. Dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Sërxhan Darmanoviq, iu bashkuan diskutimit.

Ndër të tjera, siç raportojnë mediat serbe, autorja tha se pret që koncepti i vetëvendosjes. Kuptimi dhe koncepti i të cilit po ndryshon, do të kthehet në politikën ndërkombëtare.

Libri, ndër të tjera, siç është shkruar në hyrje, flet mbi rëndësinë e temës së “vetëvendosjes”. Që siç shkruhet, reflektuan luftën mbi kuptimin ndërkombëtar të lirisë dhe ishin pjesë e saj.

LEXO EDHE: Intervista e Albin Kurtit në Kanë: Jam rritur me filma, ata patën një impakt të madh në formimin tim estetik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën e kaluar bëri parakalimin e tij në tapetin e kuq të natës finale të Festivalit të Filmit në Kanë.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, dhe vajza e tyre, Lean, i pari i Qeverisë së Kosovës ndodhej në shtetin francez. Me mision mbështetjen e dy filmave me produksion kosovar, që ishin pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Kanës.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend” i regjisori Samir Karahoda dhe “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami. Ishin dy filmat që morën prej së afërmi bekimin e kryeministrit në festivalin prestigjioz të filmit…