Gruaja e Sean Conneryt përshkruan momentet e fundit të jetës së tij

Legjenda e filmit ndërroi jetë ditë më parë në Bahamas, i rrethuar nga të dashurit.

Siç tha gruaja e tij, në muajt e fundit, shëndeti i ishte përkeqësuar, por “u largua i qetë”. Sëmundja bëri të vetën, tha Michelin, i cili ishte me të deri në fund gjersa martesa e tyre zgjati 45 vjet, shkruan “Daily Mail“.

“Që kur ishte i sëmurë ai nuk mund të shprehej si duhet, por të paktën ai ndërroi jetë në gjumë. Gjithçka ishte aq e qetë. Unë isha me të gjithë kohën dhe ai u largua ashtu siç dëshironte”, tha Michelin, transmeton ‘telegrafi’.

Mes tjerash ajo shtoi: “Ai ishte i mrekullueshëm, ne kishim një jetë të bukur së bashku”.

Ai ishte një model i vërtetë, do të jetë e vështirë pa të. Megjithatë, nuk mund të zgjaste përgjithmonë”, përfundoi ajo. Ndryshe, aktori kujtohet për role të shumta të filmave hollivudian, përkatësisht në rolin e agjentit të fshehur britanik, James Bond.