Gruaja që jetoi 500 ditë e vetme në shpellë. U mbyll në nëntor 2021 (FOTO)

shpellë

Një atlete spanjolle ka dalë nga një shpellë, pasi kaloi aty 500 ditë pa kontakt njerëzor. Kur Beatriz Flamini hyri në shpellën në Granada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid.

shpellë

Ajo ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar afër nga shkencëtarët.

“Jam ende e bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella.

50-vjeçarja hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare.

Ajo e kaloi kohën e saj në shpellën e thellë 70 metra. Tha se koha kaloi duke ushtruar, vizatuar dhe thurur kapele leshi. Kishte me vete 60 libra dhe 1000 litra ujë.

Flamini monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, speleologësh – specialistë në studimin e shpellave. Por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të.

Pamjet në stacionin spanjoll TVE treguan se ajo po ngjitej nga shpella duke buzëqeshur, përpara se të përqafonte ekipin e saj.

Duke folur pak më pas, ajo e përshkroi përvojën e saj si “të shkëlqyer, të pamposhtur”.

“Unë kam heshtur për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd përveç meje”, tha ajo.

Flamini më vonë u tha gazetarëve se humbi ndjenjën e kohës pas rreth dy muajsh.

“Ishte një moment kur më duhej të ndaloja së numëruari ditët”, tha ajo, duke shtuar se mendonte se kishte qenë në shpellë për “midis 160-170 ditësh”.

Një nga momentet më të vështira erdhi kur pati një pushtim mizash brenda shpellës, duke mbuluar të tërën, tha ajo.

Atletja tha se kishte pasur “halucinacionet dëgjimore”.

“Ju heshtni dhe truri i krijon ato”, tha ajo.

Ekspertët e kanë përdorur kohën e saj në izolim për të studiuar ndikimin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e njerëzve për kohën.

Ekipi mbështetës i zonjës Flamini tha se ajo ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë.

Libri i Rekordeve Guinness nuk ka konfirmuar nëse ka një rekord për kohën vullnetare të jetesës në një shpellë.

Guinness u ka dhënë “kohën më të gjatë të mbijetuar të bllokuar nën tokë” 33 minatorëve kilianë dhe bolivianë që kaluan 69 ditë 688 m nën tokë pas shembjes së një miniere bakri-ari në Kili në vitin 2010.

ObserverKult

Kliko edhe:

ZBULOHET SHKAKU I VDEKJES SË JAMES BOND-IT