Poezi nga Migjeni
Grue a hyjneshë, e mbështjellun n’errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës
Grue a hyjneshë m’erdhi nga gjin’ i errsinës…
Qe, frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,
Syt e zez e të mdhaj
me harmoni vijash të bindshme
premtojnë një dashni të hijshme
(ashtu dhe akordi i heshtjes
frytin e ambël të marrveshtjes).
Dhe njëmend! At natë vallzuen ndjesit e jona
më një valle dëfryese, pa marrun frymë…
*Titulli i origjinalit: “Një natë”
ObserverKult
Lexo edhe:
“RRINTE VETËM ME DY MOTRAT E TIJ”, BEN BLUSHI SJELL BISEDËN ME NXËNËSIN E FUNDIT TË MIGJENIT: KOMUNISTËT E VRANË “LULIN E VOCËRR”
Shkrimtari Ben Blushi ka zhvilluar një bisedë me nxënësin e fundit të Migjenit, Ramadan Shkreli.
Ky i fundit ka rrëfyer disa detaje për periudhën kur Migjeni i jepte mësim, ndërsa shprehet se qëndronte më së shumti në shoqërinë e dy motrave të tij.
Postimi i plotë i Ben Blushit:
Ramadani, nxënësi i fundit i Migjenit
Ramadan Shkreli që duhet të jetë nxënësi i fundit i gjallë i Migjenit jeton në fshatin Dedaj të Pukës. Shkova ta takoja.
Ça bën Ramadan?
Nuk bëj asgjë, tha Ramadani
Sa vjeç je Ramadan?
94, tha Ramadani
Çfarë pune ke bërë Ramadan?
Shumë punë, tha Ramadani
Po shkollë ke bërë Ramadan?
E kam bërë shkollën në Pukë, tha Ramadani…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU