Grupi muzikor “Rilindja” promovoi albumin e tyre të parë, “Përmes heshtjes”

Nga: Blerim Valla

Deri para dy vitesh katër djelmosha prej tyre dy filloristë dhe dy të tjerët gjimnazistë bënin muzikë për qejf nëpër festat shkollore të tyre ose nëpër ndeja familjare por edhe nëpër disa kafeteri të Gjakovës. Ndërsa vjet ata filluan të bëhen atraksion muzikor në Kosovë për llojin e muzikës që interpretonin.

Kurse këtë vit, më 2024, ata janë grup i kërkuar për stilin e tyre unik dhe tejet origjinal jo vetëm të këndimit e ekzekutimit të instrumenteve, por në veçanti me llojin e muzikës që po e kultivojnë dhe po e promovojnë – muzikën e mirëfilltë të lehtë dhe atë popullore shqiptare.

Anëtarë të këtij grupi janë katër djelmosha gjakovarë nga mosha 16 deri 18 vjeçarë të gjithë të shkolluar në instrumente të ndryshme muzikore, si: Edri Stavileci – vokal dhe mandolinë, Ari Juniku – vokal, kitarë dhe fizarmonikë, Olsi Gjoshi – violinë dhe Modest Zeka – vokal, dajre dhe çapare.

Foajeu në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’, në Gjakovë ishte shumë i vogël për të gjithë atë publik të interesuar që kishin ardhur për të përcjellur grupin muzikor “Rilindja” tashmë të njohur jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më larg saj, të cilët kanë bërë promovimin e albumit të tyre të parë të titulluar “Përmes heshtjes”.

Grupi “Rilindja” erdhi para publikut me albumin e tyre “Përtej Heshtjes” , album që përmban 11 këngë të njohura, që janë nga të gjitha trevat shqiptare

Përndryshe renditja e këngëve ( 11 këngë) të albumit është shumë e përzgjedhur si: 1. Në agim të heshtur, 2. Ti më je si një gonxhe, 3. Jam i lumtur se ja mbërrina, 4. Ne bankat shkollore moj mike, 5. Pranvera filloi me ardhë, 6. O bilbil, bilbil, 7. Lule t’bukura sjell pranvera, 8. Për një mot e gysmë viti, 9. E mora lapsin ne dorë, 10. Lamtumirë dhe 11. Një ditë t’bukur kur të pashë.

Edri Stavileci dhe Ari Juniku dy liderët e grupit në paraqitjen e tyre para publikut në fillim të promovimit theksuan mes tjerash se : “Përmes albumit “Pertej Heshtjes” ne synojme të rikthejmë interesin per muzikën e mirëfillë shqipe. Titulli i albumit simbolizon qëllimin tonë për të tejkaluar heshtjen dhe për të shpalosur vlerat e muzikës së mirëfilltë shqipe duke gjurmuar margaritarët në bagazhin e gjerë të muzikës tonë” u shpreh E. Stavileci.

Ku poashtu bëri të ditur se këngët e këtij albumi shumë shpejtë do të publikohen në You Tube, Spotify, dhe në shumë rrjete të tjera sociale.

Ndërsa anëtari tjetër i grupit Ari Juniku potencoi se “Ne shpresojmë të kthejmë vëmendjen te trashëgimia e jonë e pasur muzikore shqiptare, duke sjellë një interpretim bashkēkohorë dhe tërheqēs jo vetëm për dëgjuesit tanë por edhe më gjerë. Në mënyrë që ta ruajmë dhe ta kultivojmë sa ma shumë tek brezat e rinj këtë lloj muzike , ashtu siç kanë bërë edhe prindërit tanë tek ne”.

Kurse dy anëtarët e tjerë të grupit, nga katër sa janë gjithsej Olsi Gjoshi dhe Modest Zeka falenderuan instrumentistin mysafir në këtë album: lir Qorri në kontrabas. Pastaj muzicientin Bestar Vula për idenë e bëries së albumit të tyre dhe ndihmën profesionale si dhe muzicientin tjetër Shpend Rracin për inçizimin dhe miksimim e këngëvetë albmit të tyre”.

Sipas pjesëtarëve të grupit ‘Rilindja’ promovimi i këtij albumi është një emocion i veçantë për ta, pasiqë ata punën për këtë album kishte kohë që e kishin filluar, dhe tashmë janë të kënaqur që ky projekt është paraqitur edhe para publikut të gjerë. Ata po ashtu u shprehën që prania e publikut i ka kaluar pritshmëritë e tyre, dhe u shprehën të kënaqur që ky projekt është pritur kaq mirë.

ObserverKult


Lexo edhe:

BLERIM VALLA: PSE U HARRUA KAQ SHPEJT ALI PODRIMJA?