Përktheu: Aida Baro
Na ishte njëherë një grua fort e re që njohu një burrë jo dhe aq të ri e u dashuruan. Atëherë, burri i tha gruas:
– Kur unë të plakem më shumë dhe ti të mos jesh kaq e re, them se gjërat do të koklaviten edhe më, ta dish.
Gruaja fort e re buzëqeshi dhe ia ktheu burrit jo dhe aq të ri: – Mos ki merak, makina larëse që kam, në të vërtetë është makinë kohe, do t’i rregullojmë të gjitha.
– Shiko, se kështu do të lindë një paradoks kohor dhe do të fitojnë nazistët, – tha burri.
– Do ta marrim në sy dhe këtë rrezik, – gjegji gruaja.
Në fakt, nuk ishte e vërtetë që makina larëse ishte makinë kohe, dhe burri e dinte këtë gjë.
Ai e donte atë grua pikërisht sepse mund të bënin kësi bisedash.
ObserverKult
Kliko edhe: