Guido Catalano: Sipas marrëveshjes ndala së dashuri ty…

Guido Catalano

Poezi nga Guido Catalano

Sipas marrëveshjes ndala së dashuri ty.
Sipas kontratës,
nisur nga sot,
nuk do të të ëndërroj më,
nuk do mendoj për ty duke i pëshpëritur hënës,
hëna, po ashtu, do ndalë së më qeshuri në fytyrë,
nuk do t’ i torturoj të gjorat,
të pambrojturat luledele,
duke u shkulur të brishtat petale të bardha,
nuk do shëtis vetmuar qytetit,
dridhur e shpresuar të të takoj rastësisht
për të rishkuar në vendet e puthjeve te para.
Sipas marrëveshjes kontraktuale
do të jem i sjellshëm dhe i qetë,
do të buzëqesh kur dikush të më pyesë për ty
dhe nuk do t’ i jap vëmendje jetës së bastardëve
famëkeq,
që tash kanë filluar të të vijnë rrotull.
Sipas marrëveshjes e ligjeve në fuqi do të angazhohem
të ndaloj së shkruari poezi dashurie,
ose së paku do të ngadalësoj
ngjitjen,
se të gjitha me një goditje është e rrezikshme.
Pastaj do të ndal së dëshiruari
trupin tënd të butë erëmues.
Betohem se në fund do të bëhem mik i mençur dhe besnik
që, thënë kështu, ngjan një qen,
por do ta shohesh, do të ndodhë.

Nga ti kërkoj vetëm
të mos besosh asnjë fjalë
nga këto që sapo lexove.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult

Lexo edhe:

GUIDO CATALANO: PËRRALLA E MAKINËS LARËSE