I bindemi superioritetit të një të vdekuri, kurrë superioritetit të një të gjalli, ekzistenca e të cilit përbën për ne një qortim dhe një pendim, një ftesë në ato trallisjet që t’i jep modestia. Është e urryeshme dhe e patolerueshme që shumë nga të ngjashmit na lënë prapa dhe na heqin kështu privilegjin e të qënit unik. Ģulçojmë pas konkurrentëve, apo pas modeleve tona; çfarë lehtësimi para varreve të tyre! Vetë nxënësi merr frymë lirshëm dhe i gëzohet lirisë, veç pas vdekjes së mësuesit. Të gjithë ne, për aq sa jemi mbi këtë dhé, lutemi për rrënimin e atyre që na eklipsojnë me dhuntitë, punët, veprimet e shkathëta dhe me lakmi e drithmim, përgjojmë çastet e tyre të fundit.
Le të supozojmë që dikush, në fushën tonë, del përmbi ne; arsye e mjaftueshme për të kërkuar të çlirohemi prej tij. E si mund t’ia falim admirimin që na shkakton, kultin e fshehtë dhe të dhimbshëm që i kushtojmë? Le të qërohet, të shporret, të cofë, që të mund ta nderojmë pa u pikëlluar, pa u acaruar, që theroria jonë të qetohet!
Shkëputur nga ” Historia dhe Utopia” e Emil Cioran
Përktheu: Balil Gjini
Marrë nga muri i Elona Casllit
ObserverKult
lexo edhe:
“I vetmi shpëtim i njeriut është dashuria…”, me këtë nuk pajtohen ata që kurrë s’kanë dashuruar