Hajati: S’i harroj kurrë fytyrat e “kalbësirave televizive” që më gjykuan për humbjen në Eurovision

ronela hajati
Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati duket se nuk po bëhet rehat si pasojë e kritikave të shumta që merr nga njerëz të ndryshëm, përfshirë edhe fytyrat televizive.

E këtyre të fundit, Hajati u ka reaguar e revoltuar përmes disa postimeve në Instagram, derisa ka thënë se disa personazhe televizive ishin mbledhur javë më radhë për ta kritikuar yllin e hitit “Lage”, pas dështimit të saj për të qenë pjesë e finales së Eurovision, njofton Klankosova.

“Fjala ‘pusht’ është mbase fjala adapt për këtë kategori njerëzish që fatkeqësisht po mbajnë akoma zë dhe peshë në shumë vendime. Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e atyre kalbësirave televizive që u mblodhën për javë me radhë të më gjykonin mua, një vajzë të re me ëndrra pafund, kur nuk kalova në finale në Eurovision”, ka shkruar ajo.

Mes tjerash, Hajati ka thënë se për muzikën ka bërë sakrifica të mëdha, përfshirë edhe pjesën e shëndetit.

“Gjithë jetën time kam luftuar me thonj e me gja k për një vend në muzik që dhe sot e kësaj dite e meritoj të jem shumë më lart seç jam. E gdhij në studio ditë e natë, pa pushim. Vetëm punoj. Kam sakrifikuar shëndetin, familjen dhe dashurinë për këtë muzikë”, ka shkruar pos tjerash, Ronela./(klankosova)


Lexo edhe:

PAS INCIDENTIT QË I NDODHI NË SPANJË REAGON RONELA HAJATI: “NUK E DI NGA NA BURON KJO LIGËSI…”