Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i është drejtuar me shkresë zyrtare Dioqezës në Rashkë të Prizrenit për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Çeku në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe shkresën, raporton Klan Kosova.
“Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku.
Më poshtë e gjeni shkresën e Çekut drejtuar Dioqezës në Rashkë të Prizrenit:
Lexo edhe:
MINISTRI I KULTURËS, HAJRULLA ÇEKU, FLET PËR DJEGIEN E MUZEUT NË GJAKOVË: PËRGJEGJËSIT DUHET TË MARRIN DËNIMIN E MERITUAR
Muzeu i Muzikës në Gjakovë, mbrëmë u dogj por fatmirësisht që të gjitha elementet që kanë vlera historike brenda këtij objekti kanë shpëtuar.
Lidhur me djegien e këtij objekti me rëndësi kulturore, ka reaguar së fundmi edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, Facebook.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Çeku…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult