Objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kohë që është i mbyllur për artistët e gjithë punëtorët për shkak të rinovimit që pritet të bëhet ndërsa aktivitetet po mbahen në sallat alternative në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Së fundmi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook se projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së. Po ashtu Çeku ka bërë publik edhe projektin se si do të duket objekti i Teatrit pas rinovimit.
“Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve. Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër”, ka njoftuar Çeku.
Më tej ai ka theksuar se për punën e madhe që do të bëhet në objektin e Teatrit, me qëllim të përmirësimit të kushteve, kanë bashkëpunuar me profesionistët më të mirë.
“Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin. Dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun”, ka shkruar më tej ministri Çeku.
ObserverKult
Lexo edhe:
TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS PO PUNON NË SALLË ALTERNATIVE, NË TETOR PRITET PROJEKTI FINAL
Objekti i Teatrit Kombëtar që nga korriku i vitit të kaluar është në rinovim. Drejtori artistik, Kushtrim Mehmeti, tha se deri më tash është punuar dhe është në përfundim projekti ideor në bashkëpunim me ekipet profesionale me Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë.
Në tetor pritet projekti final për të vazhduar më tutje me rinovimin.
Ndërkohë, edhe drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti, gjendet në Poloni, në provat e shfaqjes në “Best European Show”, si kooproduksion me disa teatro të disa shteteve të tjera. Ai tha se projekti ideor dhe ai final për rinovimin e TKK-së duhet të përfundojnë deri në muajin tetor. Në mënyrë që në fillim të vitit 2024 të fillohet me rinovimin.
Sezoni i shfaqjeve teatrore 2022/2023 ka përfunduar në qershor. Kjo me repertor të ngjeshur të shfaqjeve. Ato janë realizuar në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
Sezoni për vitin 2023/2024 do të fillojë nga gjysma e shtatorit.
Tesktin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult