Hajrulla Çeku: Lamtumirë Luan Mulliqi, mjeshtër i skulpturave

Luan Mulliqi

Skulptori Luan Mulliqi, do të kujtohet çdo ditë përmes veprave të tij, siç është shtatorja e akademik, Fehmi Aganit në Prishtinë, e Nënë Terezës në Tiranë, e Ismail Qemalilt në Prishtinë, bustin e ish-sekretares së shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright e shumë vepra të tjera.

Kështu ka shkruar përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku me rastin e vdekjes së skulptorit Luan Mulliqi i cili u nda dje ga jeta.

“Kontributi i tij në zhvillimin e artit pamor dhe monumental në vend ishte i rrallë. Ai udhëhoqi Galerinë Kombëtare të Kosovës, u angazhua në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Gjithashtu ishte pedagog i pashoq në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës. Botoi dy monografi për artin pamor në Kosovë, mori çmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa punën e tij e ekspozoi në vende të shumta të botës”, ka shkruar Çeku.

Ministri Çeku u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik, derisa theksoi se krijimtaria e tij e lavdishme do të jetë trashëgimi e çmuar për të gjithë qytetarët. /ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I FILMIT FRANKOFON, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU NDAU DEKORATË PËR DONATO GUILIANIN

Për gjashtë ditë me radhë ka qenë i hapur Festivali i Filmit Frankofon, edicioni i 23-të i cili këtë vit ka trajtuar temën “Portrete të grave”.

Ky edicion është përmbyllur me shfaqjen e filmit të vitit 1959 “Marie –Octobre” me regji të Julien Duvivier.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij Festivali ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në këtë ambasadë, Donato Guiliani, ambasadorë e zëvendësambasadorë të Belgjikës, Kanadasë, Zvicrës, kolegë nga kabinetet qeveritare, artistë dhe artdashës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ZHULIANA JORGANXHI: MOHUAM NËNËN EDHE ATIN, MOHUAM MOTRËN DHE VËLLAIN…

(Vetëm për ata, që u detyruan të mohonin…)

Mohuam nënën edhe atin,
fajtor pa faj, në mes të fajit,
mohuam motrën dhe vëllain,
gjymtyrë prerë për së gjalli.

Mohuam gruan, mohuam burrin,
ku ishte zemra rëndoi guri.
Mohuam vajzën edhe djalin,
gjak pikoi gjiri, kur s’iu gjet varri.

Mohuam shoqen edhe shokun,
nga faqenxira na u zbardh floku.
Mohuam dhimbjen dhe dashurinë,
shpirtin mohuam, vetë NJERIN!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult