Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook se ka nisur restaurimi i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë.
Ai tha se kjo ishte ndërtuar në shekullin e 19-të.
Sipas tij, ky objekt është shembull autentik i shtëpive të banimit të asaj periudhe.
“Asete të tilla janë vlerë e shtuar e vendit tonë dhe pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, tha Çeku.
Postimi i plotë i Çekut në Facebook:
Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.
Ka nisur restaurimi i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë, të ndërtuara në shek. XIX-të, shembull autentik i shtëpive të banimit të asaj periudhe.
Asete të tilla janë vlerë e shtuar e vendit tonë dhe pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇEKU: FILLOJNË PUNIMET NË KONAKUN E BEGOLLËVE NË PEJË, SHTËPISË SË NDËRTUAR NË SHEKULLIN XVIII-TË