Hajrulla Çeku: Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Pas rinovimit të dy hapësirave të rëndësishme, palestrës së sportit dhe amfiteatrit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) në objektin e Pallatit të Rinisë, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së fundmi ka njoftuar se do të nisin punët për “transformimin e tërësishëm të Pallatit të Rinisë”.

Bëhet fjalë për transformimin e tërësishëm të Pallatit të Rinisë në shërbim të artistëve, sportistëve e të rinjve dhe në përgatitje me dinamikë të lartë për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Mrika Gashin, kryeshefe e ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë”. Në planin tonë të investimeve parashihen ndërhyrjet për rinovim dhe rivitalizim të sallës së madhe të sportit (salla universale), hapësirave dhe strukturave ndërlidhëse të sportit, sallës së kuqe, ateliesë, amfiteatrit të dytë, atriumit, pllatosë dhe parkingut nën-tokësor’, ka njoftuar ministri Çeku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: PËRFUNDOJNË PUNIMET RINOVUESE NË AMFITEATRIN E PALLATIT TË RINISË

Kanë përfunduar punimet rinovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Ndërsa pas përfundimit të këtyre punimeve janë përmirësuar kushtet për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ndërkaq hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadar. Shfaqje kjo me produksion të Kushtrim Koliqit e Doruntina Basha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult