Hajrulla Çeku: Nuk është pranuar asnjë ndërhyrje në Kullat e Jasharëve pa u bërë projekti final

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ka folur për projektin e renovimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

Ai ka thënë se është çështje ditësh kur mund të pritet një përgjigje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit pasi njëri prej operatorëve teknik ka shpallur aty ankesë, dhe nëse përgjigjja është në favor të MKRS-së ata do të shpallin fituesin dhe mund të fillohet me implementimin e planit.

“Rreth dy vjet e gjysmë kur është themeluar komiteti ndërministror, hapi i parë ka qenë studimi i profesorëve të Universitetit të Prishtinës për qëndrueshmërinë fizike të strukturave sidomos të kullave të rezistencës, shtëpitë e familjes Jashari dhe ndërhyrjet emergjente në disa nga ndërtesat e tjera që janë realizuar sepse kanë qenë në gjendje më të vështirë dhe është dashur të intervenohet shpejt. Këto kanë qenë vetëm shtrëngime”, ka thënë Çeku në Klan Kosova.

“Hapi i dytë ka qenë themelimi i komisionit të ekspertëve të cilët e kanë hartuar detyrën projektuese mbi atë detyrë projektuese është shpallur konkursi ndërkombëtar për projektin për master planin e gjithë kompleksit memorial, kanë aplikuar tre studio projektuese, tre operatorë, është shpallur rezultati i fazës së parë që është vlerësimi i projektit ideor, pra vlerësimi teknik.

Njëri nga operatorët teknik që nuk ka fituar ka bërë ankesë deri në Organi Shqyrtues i Prokurimit, tash po e presim është çështje ditësh tash po e presim përgjigje, shpresoj se është në favor të ministrisë, në atë moment ne e shpallim fituesin që fillon me projektin e kompleksit memorial”, ka thënë Çeku.

Çeku ka shtuar arsyen se pse nuk kanë punuar deri më tani në kompleksin “Adem Jashari”.

“Nuk është pranuar që të bëhet asnjë ndërhyrje në kullat e Jasharëve pa u bërë projekti final, pra jo improvizim, por duhet masterplan, kur të bëhet masterplani pastaj e bëjmë edhe ndërhyrjen”, ka thënë Çeku. /KlanKosova

ObserverKult


zyrafete manaj

Lexo edhe:

ZYRAFETE MANAJ: VARGËZIME TË BARDHA

Poezi nga Zyrafete Manaj

Kur due me lidh kohën nye
me vdek fjalën
e zanun ngushtë
me ja fik dritat
ditës së dhimbshme
e me nda mendimin
nga trishtimi
veq këshilla e gjyshes
me vie ndërmend
-bijë vargëzo mendimin
e bardhë
se veç kështu

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult