Kanë përfunduar punimet rinovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, ndërsa pas përfundimit të këtyre punimeve janë përmirësuar kushtet për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Kështu ka njoftuar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ndërkaq hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.
MKRS-ja më tej njoton se po vazhdohet tutje me përkushtim e punë për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend.
ObserverKult
Lexo edhe:
CHRISTINA ROSSETTI: QAJA PËR KUJTIMIN…
Ajo ulej dhe këndonte ngaherë
në gjelbërimin buzë lumit, duke soditur
peshqit që kërcenin dhe lodronin paprerë,
nën rrezet lozonjare të diellit.
Unë ulesha dhe qaja ngaherë
nën ndriçimin e zbehtë të hënës,
duke vështruar lulëzimin e majit,
lotët i rrëmbente rrjedha e ujit.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult