Hajrulla Çeku: Rreth 1800 monumente të Kosovës janë dëmtuar nga Serbia gjatë luftës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kosova është duke përgatitur një raport në të cilin përmenden të gjitha dëmet që Serbia ia ka bërë Kosovës në trashëgiminë kulturore.

“Artefaktet janë vetëm një pjesë e dëmeve që Serbia na ka shkaktuar në trashëgiminë kulturore. Një komision shtetëror i ngritur me vendim të Qeverisë së Kosovës, në përbërje me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, ka punuar një kohë të gjatë dhe tashmë e kemi një raport preliminar të dëmtimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe gjatë viteve ’98-99”, u shpreh ministri në ATV.

Çeku tha se janë afër “1800 monumente të Kosovës që janë dëmtuar pjesërisht ose tërësisht nga forcat serbe në mënyrë të qëllimshme”.

“Janë mijëra artefakte që janë grabitur e nuk janë kthyer asnjëherë në vendin e tyre të origjinës”, tha tutje ai.

Ministri Çeku tha se Kosova ka edhe raport lidhur me këtë.

“Raporti ekziston, nuk është publikuar ende, por është edhe një argument i yni i fuqishëm në momentin kur ne do t’i kemi ato marrëveshjet e fundit për çështjet e dëmshpërblimit me Serbinë. Është bërë edhe një kalkulim i dëmit, jo vetëm material”, u shpreh tutje ministri./atv

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU TAKOHET ME QEMAL MINXHOZIN, E FALËNDERON PËR BASHKËPUNIMIN

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur së fundmi në takim dhe ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin për bashkëpunimin dhe po ashtu angazhimin e tij drejt forcimit të raporteve mes institucioneve të të dyja vendeve.

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik të Ambasador Minxhozit në takimin që patën të dy palët u bisedua për shumë marrëveshje e bashkëpunime për kulturën në mes dy vendeve, ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

DOJA TË TË TRADHTOJA…

Një të vërtetë doja që ty të të tradhtoja … poezi nga Luis Cernuda

Si të të mbush, vetmi,
përveçse me ty vetë…

Që fëmijë, mes strukave të shkreta të tokës,
në qosh të errët i heshtur,
kërkoja tek ti, flakëruese lule-kurorë,
netët e fshehta, agullimet e mia të ardhshme,
dhe tek ti i dalloja,
të natyrshme dhe të përpikta, po ashtu të lira dhe besnike,
shëmbëllimi im,
shëmbëllimi yt, e përjetshmja vetmi.

ObserverKult