Në fillim të këtij viti ka nisur ndërtimi i objektit të Qendrës për arte, kulturë e inovacion në Komunën e Rahovecit, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
E punët në këtë objekt po shkojnë me ritëm të shpejtë, ka njoftuar ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku së fundmi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Në Rahovec po zhvillohen me ritëm të shpejtë punimet për ndërtimin e Qendrës për arte, kulturë e inovacion. Artistët, të rinjtë, publiku artdashës i qytetit të Rahovecit dhe më gjerë së shpejti do të kenë një hapësirë të dinjitetshme për të krijuar dhe shijuar art e kulturë”, ka shkruar Çeku.
Tutje, Çeku njoftoi se po punohet me përkushtim për modernizimin e infrastrukturës kulturore në gjithë vendin.
Ndryshe, njoftimit për mbarëvajtjen e punimeve ai ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi ku tregon se deri ku kanë ardhur punimet dhe si do të duket objekti i Qendrës për arte, kulturë e inovacion pasi të përfundojnë punimet.
ObserverKult
Lexo edhe:
HAJRULLA ÇEKU: KOSOVA PO BËHET ME TEATËR TË RI KOMBËTAR, DUKE E RUAJTUR TEATRIN E VJETËR
Objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kohë që është i mbyllur për artistët e gjithë punëtorët për shkak të rinovimit që pritet të bëhet ndërsa aktivitetet po mbahen në sallat alternative në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.
Së fundmi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook se projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së. Po ashtu është bërë publik edhe projekti se si do të duket objekti i Teatrit pas rinovimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult