Hajrulla Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë

Ministri në detyrë i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku ka thënë se është shpëtuar nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës.

“Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në këtë aset që i përket shekullit XVI dhe konsiderohet si një ndër kullat më të vjetra në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Çeku ka shtuar se faza përfundimtare e punimeve do të vijojë me qëllim funksionalizimin e plotë të saj.

ObserverKult


Lexo edhe:

Cikël poetik nga Sadedin Mezuraj: Kur ishim bashkë…