Hajrulla Çeku: Ta ruajmë dhe vlerësojmë trashëgiminë e cila flet për rrënjët e kombit tonë

Data 18 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Me rastin e shënimit të kësaj dite ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka uruar këtë ditë përmes një videoje ku është përmbledhur krejt puna që është bërë për restaurimin e objekteve kulturore në Kosovë.

Në videon të cilën Çeku e ka postuar në Facebook, shihet puna e mrekullueshme që është bërë në objektet kulturore nga MKRS-ja.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve po prezantojmë disa nga punët tona të fundit në restaurimin, promovimin e funksionalizimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve! Ta ruajmë dhe vlerësojmë trashëgiminë e cila flet për rrënjët e kombit tonë”, ka shkruar Çeku.



ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: BARBARË JANË ATA QË E DJEGIN KULTURËN DHE HISTORINË E TYRE

Nga Hajrulla Çeku

Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.

Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX.

Nuk do t’ia dalin. Shtëpia do të restaurohet. Do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.

Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult