Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku së fundmi ka pritur në zyren e tij të parin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi me të cilin ka diskutuar rreth projekteve të përbashkëta.
Përmes njoftimit të MKRS-së, në këtë takim ndër të tjera është diskutuar për stadiumin dhe palestrën e qytetit, e gjithashtu edhe për projektet e trashëgimisë kulturore që janë në zhvillim e sipër.
Të dy palët u dakorduan që të ketë angazhim dhe këto projekte të zhvillohen me lehtësi dhe pa vonesa.
ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRI ÇEKU TAKOHET ME KRYETARIN E ARKIVAVE TË TURQISË, JA PËR ÇKA DISKUTUAN
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së fundmi ka pritur në takim, kryetarin e Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë, prof. Dr. Uğur Ünal.
Në këtë takim u bisedua për marrëveshjen aktuale të bashkëpunimit në mes të Agjencionit të Arkivit Shtetëror të Kosovës dhe asaj të Turqisë. Gjegjësisht u diskutua për punët e përbashkëta që janë bërë deri tani dhe planet për të ardhmen.
Kështu ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
KATËRVJETORI I VDEKJES/ HAJRULLA ÇEKU VIZITON FAMILJEN E NEXHMIJE PAGARUSHËS
Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2020.
Për ta nderuar dhe kujtuar në përvjetorin e katërt të ikjes në amshim shkuan në konakun e vëllaut të Nexhmije Pagarushës, Tarikut, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. Pastaj nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe anëtarja e “Gratë për Vetëvendosje” Nazan Kërveshi.
Ata u pritën nga vëllau i saj, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij Lulja. Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj. Dhe dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas.
Ndryshe, ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult