Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të madhe, Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat. Vinte nga një familje e madhe, por aspak konservatore.

Haki Stërmilli njihet si demokrat për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura haptazi si për çështjet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ashtu edhe për të drejtat e gruas në shoqëri.

Pakkush e njeh rolin e tij si kryetar i shërbimit sekret shqiptar, në vitet 1923-1024, shërbim i cili në ato kohë njihej si “Sekretaria Sekrete”.

Lidhja me letërsinë e shenjon në histori edhe si drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Libri me të cilin u bë i njohur ishte “Sikur të isha djalë”, por ai shkroi edhe romanet “Burgu”, “Dashuni e besnikëri”, “Dibranja e mjerueshme” “Agimi i lumnueshëm”, “Kalorësi i Skënderbeut” e të tjerë.

“Sikur të isha djalë” është ndër më të lexuarit e të botuarit në kohën e tij. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord në historinë e letrave shqipe.

Haki Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 pas vuajtjes së gjatë nga një sëmundjeje.

ObserverKult


Lexo edhe:

LUTJE PAS HEKURAVE: KUR HAKI STËRMILLI I DREJTOHET MIKUT TË TIJ, MBRETIT ZOG, T’IA FALTE DËNIMIN

Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i lutej për mëshirë mbretit Zog.

I kishin kryqëzuar shpesh rrugët e jetës dhe kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike.

Zogu nuk do ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FSHATI SHQIPTAR KU ËSHTË E NDALUAR TË FLITET SHQIP

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo.

Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe. Dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult