Halil Matoshi: Fusha e lojës

Yerevan, 1986

Fëmijtë që sovjetët u morën fushën e lojës në Yerevan
më 1986 në mars 1999 kujtuen me ni minutë heshtje në orën e parë
mocanikat e (n)grimë thike
në Prishtinën e acartë…

Mësuesja Armine rrotullon globin me tre gishta
pahiri prekë mbi Turqinë, Rusinë dhe Serbinë!

Nuk di nëse ka thanë masanej
se bota rrotullohet rreth Mr. Crime
dhe se qytetet dhe fëmijtë e vramë ndrrojnë vendet, koordinatat p.sh. nga
40.1811104 – 44.5136108,
në 42.667542 – 21.166191.

Po ankthin ia njoh. Zemërimin.

*

… derisa po kaloja pranë fushës së lojës ku kam harru se u bâ natë
në vrap mas topi.

Në ni derë hekuri lexoj:
Warning! Private property
Do not enter!

mbi figurë qeni që hungërinë…

Po. Kjo nuk âsht shéj e mirë
I zoti i ri i fushës kercënon:
‘Ta lshoj qenin’

M’u kujtuen qentë vurratat
Dhe të gjithë pronarët e fushave
të mia të lojës
që si fëmijë i kam paramendu të jenë diçka ndërveti
me qentë
që m’kanē kafshu’!?

Ndoshta kusheri të largët
Ose “Qen bir qeni!”

*

Janë veç dy kombe n’rruzullim
Kombi që zèn fushën e lojës
dhe kombi i fëmijës që qanë.

Kombi qen dhe kombi i kafshuem.

ObserverKult


Lexo edhe:

HALIL MATOSHI- POET I TRANSIGURUEM DHE TRANSFIGURUES I DIJES