Hallva, pse dhe kur gatuhet te shqiptarët?

Hallva që është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara edhe tek shqiptarët.
Fjala Hallvë apo “helva”, rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë e ëmbël.

Por kjo nuk do të thotë se edhe origjina e ëmbëlsirës është nga Arabia. Deri në shekullin e 18-të në Perandorinë Osmane të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas.

Pra hallva mendohet se për herë të parë është përgatitur në Perandorinë Osmane. Gatuhej nga të gjitha shtresat e popullsisë, për raste të ndryshme, veçanërisht për Netët e Mëdha të Fesë islame.

Tradicionalisht hallva është gatuar kur një person i caktuar i shpëton ndonjë fatkeqësie.

Por, përveç këtyre rasteve hallva përdoret edhe për shpirtin e të vdekurit.

Sipas traditave të vjetra turke, besohet se aroma e lëshuar gjatë pjekjes shkon te shpirti i të vdekurit.

Aroma ushqen shpirtin e të vdekurit dhe vetë hallva ushqen pjesën tjetër.

Hallva po ashtu gatuhet me idenë që të vdekurit t’i lehtësohet mundimi i varrit.

Tradita e përgatitjes së hallvës pas vdekjes si ngushëllim për të ndjerin është një traditë e lashtë turke.

Tek muslimanët preferohet që të gatuhet hallvë Natën e Kadrit, por edhe për ato që quhen Net të Mëdha.

Hallva ndahet me njerëzit e tjerë, në kujtim të atyre që nuk jetojnë më.

ObserverKult


ballokumeve

Lexo edhe:

ZONJAT NGA ELBASANI TREGOJNË SEKRETIN E BALLOKUMEVE

Sa herë vjen Dita e Verës, tregjet shqiptare mbushen me Ballokumet e Elbasanit. Shumë zonja vazhdojnë t’i përgatisin vetë në shtëpi, vit pas viti, por sekretet i dinë vetëm ato nga Elbasani.

Këto sekrete i ka treguar Dasha Sejdini, për gazetën Shekulli. Intervista është dhënë dy vjet më parë, por tradita është shumë më e vjetër dhe receta mbetet gjithmonë ajo.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult