Hamami i Gazi Mehmed Pashës në Prizren hapet për vizitorët e interesuar

Të gjithë ata që duan të shohin punimet restauruese dhe ekspozitën me imazhet që paraqesin procesin e punëve restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren do të mund ta vizitojnë nga sot (22 mars ) e deri më 5 prill.

Kjo pasi që perla kulturore në qytetin e bukur të Prizrenit, Hamami i Gazi Mehmed Pashës aktualisht është i hapur për vizitorë.

Vizitat do të mund të bëhen duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Mos e humbisni këtë mundësi për të eksploruar të kaluarën dhe të tashmen e kësaj perle kulturore!”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAMAMI I GAZI MEHMED PASHËS, OBJEKT I VEÇANTË I TRASHËGIMISË KULTURORE TË KOSOVËS

Në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren është bërë së fundmi inaugurimi i punimeve të fazës së parë.

Hamami u hap për komunitetin në një aktivitet që bëri bashkë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, organizatave e shoqërisë civile.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku në fjalën e tij foli për rëndësinë e investimeve në trashëgiminë kulturore që po bëhen nga Ministria e Kulturës. Po ashtu ai foli edhe për profesionalizmin e punimeve të deritanishme në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


frederico garsia lorca shoh teatri

PËRKTHYER NGA PLASARI, FREDERIKO GARSIA LORKA: FILLON TË VAJTOJË KITARA…

Poezi nga Frederiko Garsia Lorka

Fillon kitara
të vajtojë.
Kupat e agimit
bëhen copë.
Fillon kitara
të vajtojë.
Është e kotë
ta ndalosh.
Është e pamundur
ta pushosh.
Ka vaj të lehtë,
monoton.
Siç vajton uji,
era mbi borë.
Është e pamundur
ta pushosh.
Vajton për gjëra të largëta,
për rërën e jugut të nxehtë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult