Hamami i Gazi Mehmed Pashës, objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore të Kosovës

Në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren është bërë së fundmi inaugurimi i punimeve të fazës së parë.

Hamami u hap për komunitetin në një aktivitet që bëri bashkë qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve, organizatave e shoqërisë civile.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku në fjalën e tij foli për rëndësinë e investimeve në trashëgiminë kulturore që po bëhen nga Ministria e Kulturës. Po ashtu ai foli edhe për profesionalizmin e punimeve të deritanishme në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha në inaugurimin e punimeve të fazës së parë të Hamamit njoftoi të pranishmit për fazën e fundit të punimeve dhe punët që janë bërë deri më tani.

Përndryshe Hamami gjendet në kuadër të ansamblit arkitektonik të themeluar nga Gazi Mehmet Pasha, ku gjenden Xhamia e Bajraklisë, shkolla e mesme (medreseja), shkolla fillore (mejtepi), biblioteka dhe mauzoleumi (tyrbja).

Ky objekt është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë.

ObserverKult


hamami i durrësit

Lexo edhe:

PAS DËMTIMEVE NGA TËRMETI, RESTAUROHET HAMAMI I VJETËR I DURRËSIT

Hamami i vjetër po shndërrohet në një tjetër pikë turistike në Durrës. Tërmeti i vitit 2019 la pas dëmtime edhe në këtë objekt të shek. XVII-XVIII.

Pas përforcimit të strukturës, restaurimit, riveshjes së dyshemesë, do të shtohet edhe elementi dixhital për të treguar historinë e objektit.

Ky rijetësim mundësohet nga programi EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


jusuf gërvalla

JUSUF GËRVALLA: DO TË KTHEHEM NËNË

Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindje ishte vjeshtë
Tani vonë
Të presin të korrat e brengat

N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera më përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.

Ktheu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin shokët në varr nën bli
Porositë e babit tënd

Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanë
Që kur të ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje të shtrojë çdo gëzim

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult