Handke: Prisja ndëshkim më dhanë goxha çmim

Peter Handke, shkrimtari austriak fituesi i çmimit “Nobel” të këtij viti, tha se ishte i kënaqur për fitoren dhe se, miqtë e tij në Serbi po e prisnin me padurim.

Vetëm pak orë pasi mësoi se ai ishte fituesi i Nobelit, Handke tha për median serbe “Blic”, se gjëja e parë që kishte bërë ishte: kishte marrë xhaketën dhe kishte dalë për shëtitjen e zakonshme në pyllin afër shtëpisë së tij.

Pyetjes sesi ndihej në atë moment, Handke i është përgjigjur se “është shumë mirënjohës, jo vetëm për çmimin, por edhe për nënën e tij.

“Fantastike, ishte fantastike,” – ka thënë ai.

Në shënimet e tij, Handke kishte shkrua se nuk do ta fitonte kurrë çmimin “Nobel”, sepse ishte me serbët, por nuk i vinte keq për këtë.

Megjithatë, sipas tij, kjo ishte një mrekulli.

“Shprehimisht: unë as që e besoja! Thashë me vete, se nuk ka mundësi, por gjithçka po ndodhte vetëm në kokën time. Ne gjithmonë presim që të ndëshkohemi, por ndonjëherë ndodh e kundërta, ashtu sikur ndodhi sot”./konica