Pas tre muaj mbyllje, hapen muzetë e Vatikanit

Muzetë e Vatikanit u hapën pas tre muajsh mbyllje, si pasojë e koronavirusit. Por kryeveprat e mëdha të rilindjes apo artefaktet e lashta romake dhe egjiptiane mund të vizitohen vetëm duke rezervuar online, me qëllim evitimin e grumbullimit të turmave.

Është e detyrueshme matja e temperaturës dhe përdorimi i maskës mbrojtëse. Megjithatë këto janë bezdi të vogla në këmbim të vizitës në Kapelen Sistinë vetëm me 25 persona për të shijuar tavanin e saj të famshëm pikturuar nga Michelangelo në shekullin e 16-të.

Muzetë e Vatikanit vitin e kaluar u vizituan nga rreth 7 milionë njerëz vitin e kaluar dhe janë burimi më i besueshëm i të ardhurave të Selisë së Shenjtë, duke gjeneruar rreth 100 milionë dollarë në vit.