Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë hapet ekspozita “Loja” e artistit Nusret Salihamixhiqi, kuruar nga Jakup Ferri. Ekspozita do të çelet në ora 19:00 dhe atë do të mund ta shihni deri më datën 26 korrik 2022.
Piktori Nusret Salihamixhiq identifikohet si një artist i veçantë. Shpirti krijues i të cilit ndihej plotësisht i mëvetësishëm dhe i lirë.
Gjatë veprimtarisë së tij të gjatë, piktori Nusret Salihamixhiqi ka kontribuar shumë në begatimin e artit pamor të Kosovës, duke u radhitur kështu në mesin e artistëve më të shquar të artit pamor që ka kombi ynë.
Salihamixhiq ka qenë autor i dhjetëra ekspozitave personale dhe grupore në Kosovë dhe jashtë vendit. Ekspozita e tij e fundit, sa ishte gjallë, ishte ajo e marsit 2011, në Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku ishin ekspozuar 120 veprat e tija më të zgjedhura nga viti 1958 deri 2011.
Ekspozita “Loja “do të çelet në ora 19:00 dhe atë do të mund ta shihni deri më datën 26 korrik 2022.
ObserverKult
Lexo edhe:
LOJA E SIGURIMIT TË SHTETIT ME ARRESTIMIN E AKTORËVE JUSTINA ALIAJ E RIKARD LJARJA
Janë arrestuar Rikard Ljarja dhe Justina Aliaj! Ky lajm kishte hapur panik në Tiranë dhe në Shkodër në vitin 1973. Lajmi kishte qarkulluar nga Teatri Kombëtar në Kinostudio. Po ashtu edhe në rrethet artistike në Shkodër e deri në kupolën më të lartë të regjimit komunist.
Një shkresë e datës 4 korrik 1973 në Komitetin Qendror zbardh gjithë ngjarjen alarmante. Pas furtunës në rrethet e artistëve pas festivalit të 11-të në RTSH, dhe fjalimit të famshëm të Enver Hoxhës në mars 1973 për të luftuar çdo shenjë modernizmi, dënimet e artistëve dhe shkrimtarëve u bënë më të shpeshta. Por në këtë rast lajmi i arrestimit të Rikard Ljarjes e Justina Aliajt ishte një lajm i rremë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult