Në qendrën e Kongresit të Portos ka hapur dyert ekspozita “Banksi: Gjeni apo Vandal?”, kushtuar artistit ikonë britanik, që revolucionarizoi artin.
Nga Bristoli në Ramallah, nga Jerusalemi në Nju Jork dhe nga Parisi në Berlin, Banksi ka lënë gjurmë në rrugët e botës me grafitet e tij.
“Arti i Banksit është një formë proteste. Ai paraqet materializmin, luftën dhe politikën. Ne morëm foto të veprave të tij në rrugë, shumë prej të cilave nuk ekzistojnë më sepse muret kur janë bërë janë lyer ose shembur. Ndaj, sa herë që Banksi shfaqet diku, ne dërgojmë një fotograf për ta fotografuar veprën. Të cilën e përfshimë në ekspozitën tonë”, tha kuratori i ekspozitës, Alexander Nachkebiya, transmeton ‘euronews albania’.
Ekspozita ofron një zhytje në universin misterioz të krijuar nga Banksi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.
Shumë zëra dhe supozime janë bërë për të, por askush nuk ka dalë me një përgjigje konkrete. Ndërkohë, grafitet vazhdojnë të shkëlqejnë nëpër mure.
“Nuk do të doja të isha ai që u thotë njerëzve se bëhet fjalë për një përrallë. Për sa kohë identiteti i Banksit është i panjohur. Mendoj se kjo është pjesë e trashëgimisë së tij”, u shpreh Nachkebiya.
Së fundmi Banksi është rivalizuar, sidomos në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus, në fund të shkurtit. Në rrugët e Odesës sot gjenden ilustrimet e maces triumfuese, njësoj si një thumbim ndaj pushtetit dhe dhunës.
———————–
Lexo edhe:
ÇELET EKSPOZITA “NDËRTIMI I TELEVIZIONIT SHQIPTAR NË VITET 1959-1981”
ObserverKult