Hapet ekspozita me portrete të Adem Demaçit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, organizojnë ekspozitë kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”,  hapet me rastin e 84-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit.

Pikturat dhe fotografit do të ekspozohen në hollin e Bibliotekës Kombëtare më 26 shkurt, në ora 10:00.